LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se përfituesit më të mëdhenj të taksës ndaj Serbisë janë prodhuesit vendorë

Haradinaj thotë se përfituesit më të mëdhenj të taksës ndaj Serbisë janë prodhuesit vendorë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se prodhuesit vendorë janë përfituesit më të mëdhenj nga mundësitë që i ka krijuar taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Haradinaj ka theksuar se Qeveria duhet të vazhdojë me politikat që fuqizojnë dhe mbrojnë prodhuesit dhe që ndërkombëtarizojnë etiketën Made in Kosova.


Këto deklarata Haradinaj i bëri pas takimit që ka pasur me pronarin e kompanisë Frutex, Shaqir Palushi.

Shkrimi i plotë:

“Prodhuesit vendor janë përfituesit më të mëdhenj nga mundësitë që ka krijuar taksa 100 për qind. Dëshmi e kësaj është edhe puna e kompanisë Frutex, prodhues i brendit Golden Eagle me pronar Shaqir Palushi, të cilin e prita sot në takim. Kjo kompani ka shtuar shitjen prej 30% në muajt e fundit, ka rritur eksportin në vendet europiane dhe në kontinentin Afrikan si dhe ka filluar investimet e reja, si mundësi të krijuara nga rritja e shitjeve dhe profitit. Prodhuesit si Kompania Frutex, me 160 të punësuar përveç që janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit, kanë arritur që të ofrojnë kualitet në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar dhe të fitojnë besimin e konsumatorëve.Në këtë vit të ekonomisë, këto parametra, dëshmojnë qartë që Qeveria e vendit duhet të vazhdoj me politikat që fuqizojnë dhe mbrojnë prodhuesit tanë dhe që ndërkombëtarizojnë etiketën Made In Kosova”,(sic) ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/