LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se ka thënë vetëm të vërtetën, pas reagimit të Edi Ramës për “presionin rreth taksës”

Haradinaj thotë se ka thënë vetëm të vërtetën, pas reagimit të Edi Ramës për “presionin rreth taksës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi që ky i fundit ka thënë se ai asnjëherë nuk i ka bërë presion kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës për mallrat serbe, transmeton Telegrafi.

Para mediave, Haradinaj tha se ia ka borxh qytetarëve që të tregojë se çfarë po ndodhë.


Rama i reagon Haradinajt: Askush s'i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën
Lexo po ashtu Rama i reagon Haradinajt: Askush s'i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën

“Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re, por qëndrimi im nuk ndryshon. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, unë gjithmonë do të tregoj vetëm të vërtetën”, tha Haradinaj në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Haradinaj shtoi se është mirë që ka dëshmitarë rreth kësaj ngjarje.

Haradinaj thotë se Thaçi dhe Edi Rama i bënë më shumë presion se Vuçiqi për ta hequr taksën
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se Thaçi dhe Edi Rama i bënë më shumë presion se Vuçiqi për ta hequr taksën

Ndryshe, kryeministri Haradinaj, pas përfundimit të Samitit të Berlinit, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kutpojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqrië të Samititit të Berlinit.

Lidhur me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk i ka bërë presion kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës, por që vetëm e ka sugjeruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori