LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Të ndalet thellimi i deficitit të bilancit tregtar

Haradinaj: Të ndalet thellimi i deficitit të bilancit tregtar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se thellimi i mëtutjeshëm i raportit të tregtisë së jashtme në disfavor të eksportit, është rrënim i atyre pak të arriturave të deritashme dhe kthim i ekonomisë së vendit në pikën zero.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të ndërmarr veprime konkrete për të ndalur thellimin e deficitit të bilancit tregtar.


“Ekonomia e vendit kërkon vëmendje të përhershme. Është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë veprime konkrete për të ndalur thellimin e deficitit të bilancit tregtar, përmes përkrahjes direkte të prodhuesve vendor, veçanërisht të eksportuesve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se deficiti në marsin e vitit të kaluar ka qenë 219.9 milionë euro, ndërsa marsin e këtij viti ka arritur 320.7 milionë euro.

“Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për Tregtinë e Jashtme të Mallrave në Kosovë, për muajin mars 2021, tregojnë për rritje të deficitit tregtar në shkallë 45.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti i cili në marsin e kaluar ka qenë 219.9 milionë euro, në marsin e këtij viti ka arritur në 320.7 milionë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka kërkuar nga qeveri që urgjentisht të nis përkrahjen për prodhuesit vendorë dhe eksportuesit.

“Thellimi i mëtutjeshëm i raportit të tregtisë së jashtme në disfavor të eksportit, është rrënim i atyre pak të arriturave të deritashme dhe kthim i ekonomisë së Kosovës në pikën zero. Andaj, e ripërsëris që qeveria urgjentisht të nis përkrahjen për prodhuesit vendorë dhe eksportuesit”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori