Haradinaj takon përfaqësuesit e mullisëve, pas taksës është mbajtur stabiliteti i tregut


Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, ku u diskutuan modalitetet për vazhdimësinë e mbajtjes së qëndrueshmërisë në treg.
Sipas një publikimi të Haradinajt në rrjetin social Facebook, ata u dakorduan që me të gjithë mekanizmat t’i bashkërendojnë veprimet për të rritur anticipimin strategjik.
“Pas vendimit për tarifën në importet për mallrat nga Serbia dhe BeH është arritur të mbahet stabiliteti i tregut, me gjithë oscilimet e lehta të çmimeve”, shkruan Haradinaj, /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































