LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do ta bëjmë Qeverinë të vetëm

Haradinaj: Do ta bëjmë Qeverinë të vetëm

Lideri i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga PDK-AAK dhe Nisma Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress tha se fitorja e koalicionit është më bindëse se sa ajo që kanë publikuar Exit-Pollet.

Haradinaj është i bindur se i kanë numrat që ta formojnë Qeverinë së bashku me partnerët e koalicionit parazgjedhor.


“Ne kemi rezultate, por nuk po spekulojmë derisa nuk është KQZ-ja që do t’i jep rezultatet, por fitorja është bindëse më bindëse se sa që u tha në Exit poll. Na është mundësuar për të vepruar me tutje dhe është një fitore bindëse e qëndrueshme dhe e cila mundëson formimin e Qeverisë”, tha Haradinaj për KosovaPress.

Ai tha se do t’i bashkohet festës së paralajmëruar në sheshin “Skënderbeu” ku pritet që qytetarëve t’u adresohet kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Besoj që do të organizojmë një festë të përbashkët më vonë, por jemi në procedura të brendshme të takimeve me degët, por po”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se me të marrë punën si kryeministër i vendit do të veprojë në mënyrë të efektshme që zbaton normat etike ligjore.

“Ne kemi shumë punë, lista është e gjatë duhet të veprohet si qeverisje efektive që zbaton normat etike ligjore dhe që nuk vepron në mënyrë korruptive apo korrupsionit, me rend dhe ligj, në tërësi kemi shumë punë. Fokusi është në krijimin e vendeve të punës, pra përkrahja e sipërmarrësve bujqësit si prioritet që kemi”, tha Haradinaj.

Ai tha përgëzoi për zgjedhjet fer dhe demokratike dhe më të mirat që ka pasur ndonjëherë Kosova.