LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sulmi ndaj vajzës është terrorist

Haradinaj: Sulmi ndaj vajzës është terrorist

Vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinajt, ka mbetur e plagosur nga shpërthimi i një eksplozivi i cili ishte vendosur pranë derës së banesës, në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e 2 janarit në qytetin suedez Helsingborg.


Siç njoftojnë mediet suedeze, para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksploziv i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë, transmeton Telegrafi.

Babai i Arianes, Nasim Haradinaj, i kontaktuar nga Telegrafi, ka thënë se sulmi nuk ka të bëjë asgjë me veprimtarinë e tij politike, e gjithashtu as vajza nuk ka pasur më herët ndonjë zënkë, apo diçka që do të çonte deri të akti në fjalë.

Gjithashtu Haradinaj ka treguar se Ariana është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Policia suedeze ka pyetur edhe banorët lidhur me rastin, nëse ata kanë shikuar apo dëgjuar diçka të dyshimtë.

Fqinjët kanë thënë se vajza ka dalë nga banesa duke rrjedhur gjak pas shpërthimit.

Policia gjithashtu nuk mund të konfirmojnë ende se a ishte vajza e Haradinajt, objekt i shpërthimi./Telegrafi/