LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla paralajmëron një fond për shqiptarët në Mal të Zi

Haradinaj-Stublla paralajmëron një fond për shqiptarët në Mal të Zi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se janë duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për shqiptarët në Mal të Zi, Derisa ka theksuar se ky është zotim i dy shteteve.

Haradinaj-Stublla, këtë e bëri të ditur gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me Federaten Pan-Shqiptare “Vatra”, për çka tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave mbarë kombëtare.


“Bashkë me federatën mbarë shqiptare “Vatra” nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, një zotim i cili tani e tutje do të na lidh edhe më fortë dhe bashke do ta hartojmë një agjendë mbarë shqiptarë. Së bashku do të konkretizojmë dëshirën dhe vullnetin e madh për të krijuar një program të promovimit të vlerave dhe interesave tona mbarë kombëtare. Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror që bëmë dje për Luginën e Preshevës bashkë me Qeverinë Shqiptare shënon edhe një momentum të ri në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin dhe përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve. Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe me shqiptarët e Malit të Zi dhe ky është një zotim që e kemi bërë edhe dje në mbledhjen e dy Qeverive”, ka thënë ajo, transmeton KP.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “VATRA” Elmi Berisha, tha se kjo marrëveshje shërben për bashkërendim të aktiviteteve.

“Vatra luajti rolin e ambasadorit ku për një periudhë të caktuar i bëri politikën e jashtme dhe pagoi nga gjepi i vet ambasadorët e ndryshëm. 100 vite më vonë në vitet 90- ta ishte “Vatra” që i doli zot kombit shqiptarë, ku krijuam ura të reja dhe të fuqishme me ShBA. Ne kemi bashkëpunuar 20 vite me Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, kësaj radhe kemi menduar t’i betonojmë lidhjet tona”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori