LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla kërkon përmbylljen e procesit të njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë

Haradinaj-Stublla kërkon përmbylljen e procesit të njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka pritur në një takim Drejtorin e së Drejtës për Rrugë dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit në Qeverinë e Gjermanisë,  Guido Zielke.

MPJD përmes një njoftimi për media ka bërë ditur se në takim u bisedua procesi i avancimit të bisedimeve rreth njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.


Haradinaj- Stublla me këtë rast theksoi nevojën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt ngase siç tha ajo janë me mijëra shqiptarë nga Kosova të cilët janë futur në tregun e punës në Gjermani dhe nuk kanë të drejtë të përkthejnë patent- shoferët e tyre.

Shefja e diplomacisë kosovare e siguroi Zielke se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të zbatojë rekomandimet e Qeverisë së Gjermanisë në mënyrë që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejt.

Duke u shprehur optimist se ky proces do të përmbyllet së shpejti, Zielke tha se pas vizitës që kishte realizuar delegacionit gjerman në muajin shkurt, priste që njohja reciproke e patent-shoferëve të mbyllej qysh këtë vit, porse rrethanat pandemike kanë bërë të pamundur takimin e ekspertëve të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori