LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sot në Gjilan, viziton prodhuesit vendor të kësaj komune

Haradinaj sot në Gjilan, viziton prodhuesit vendor të kësaj komune

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot do të zhvillojë një sërë vizitash në disa fabrika të komunë së Gjilanit.

Përpos takimit që do të zhvillojë me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri në orën 12:00, kryeministri do të vizitojë kompaninë “Frutomania”, pastaj fabrikën e prodhimit të mishit të pulës dhe vezëve “Konsoni”, si dhe fabrikën e pijeve dhe vajit “Floil” dhe fabrikën e përpunimit të mishit “Kalbaria”.


Këto vizita po bëhen për të parë më afër punën e prodhuesve vendor dhe për t;ju ofruar atyre mbështetje, e kjo sidomos tash pasi që kanë kaluar gati pesë muaj që nga vendosja e taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj, vazhdon të jetë kundër heqjes së kësaj takse. /Telegrafi/