LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: S’ka asnjë dilemë, ushtria votohet më 14 dhjetor

Haradinaj: S’ka asnjë dilemë, ushtria votohet më 14 dhjetor

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur edhe njëherë se Ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor.

Ai ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ushtrinë, është për stabilitet në rajon. Haradinaj këto komente i bëri gjatë vizitës në KEK.


“NATO është organizatë e vendeve të sigurisë, dhe mendimi njërit anëtar të NATOS nuk kthehet në vendim të NATO-s, vendimet merren kur të gjithë janë dakord. Neve nuk na pengon puna me NATO-n, pra nëse kjo është një kërkesë nuk aprovohet nga të tjerët nuk ndryshon asgjë.

Qëndrimi i SHBA-ve është për më shumë stabilitet në Kosovë dhe rajon. S’ka asnjë dilemë se Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse. /Telegrafi/