LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Shërbimi emergjent në vend do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Haradinaj: Shërbimi emergjent në vend do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion mjekësh nga Turqia, të kryesuar nga Dr. Esen Uysal, Kordinatore e Qendrës Ndërkombëtare të Trajtimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në Izmir të Turqisë.

Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë, avancimi i shërbimeve të vendit në dhënien e ndihmës së parë dhe trajnimi i stafit mjekësor në disa fusha specifike ishin temat e këtij takimi.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Dr. Esen për kontributin e dhënë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, falë asistencës dhe trajnimeve të organizuara deri tash.

“Shërbimet emergjente janë kurriz i gjithë shëndetësisë. Kosova ka ende nevojë për ofrimin e mbështetjes nga jashtë”, tha Haradinaj.

Projekti për shërbimet emergjente në tërë vendin, deri tani ka mbështetur trajnimin dhe edukimin e 120 mjekëve nga gjithë vendi si dhe trajtimin dhe shërimin e mbi 100 pacientëve.

Pjesë e takimit ishte edhe Dr. Basri Lenjani, specialist i mjekësisë emergjente dhe u.d i Drejtorit të Klinikës Emergjente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori