LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës (Video)

Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se raportet e Kosovës me Amerikën janë më të mira se asnjëherë më parë.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai mund të zhvillojë vizitë zyrtare me SHBA-në brenda javës nëse ka ndonjë temë që ja vlen të diskutohet.


“Çdo javë kam delegacione nga administrata e SHBA-së. Menjëherë mund të bëj vizitë në Amerikë”.

Kryeministri ka thënë se ambasadori i SHBA, Kossnet është diplomat shumë serioz dhe më ta ka takime të shpeshta por nuk i bën publike.

“Ne nuk i bëjmë publike çdoherë këto takime. Ata nuk janë kundër që ne të bëjmë postime çdo ditë, por bëhen bajat ato punë nëse publikohen shpesh…Ne punojmë intenzivisht për çdo temë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se ideja se “Kryeministri po na prishë me Amerikën” ka qenë shkurtpamëse.

Haradinaj: Më thoshin “punë e kryer, mos humb kohë”, jam gëzuar që disa i lashë duarthatë (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj: Më thoshin “punë e kryer, mos humb kohë”, jam gëzuar që disa i lashë duarthatë (Video)

“Edhe me dashtë Kryeministri nuk mund ta prishë Kosovën me Amerikën, e lërë më që unë nuk dua të prishen këto raporte pasi vet kam investuar. Unë punët nuk i bëj shumë për reklam”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori