LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria të mos eksperimentojë me Ligjin e pagave, durimi ka kufi

Haradinaj: Qeveria të mos eksperimentojë me Ligjin e pagave, durimi ka kufi
Fot

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mos eksperimentojë me Projektligjin e pagave.

Haradinaj, duke iu  referuar publikimit në disa media, që thonë se është drafti i Projektligjit për pagat, ka thënë se rritja e koeficientit [të pagave] dhe zvogëlimi i vlerës monetare të tij është mashtrim.


“Rritja e koeficientit, e në anën tjetër zvogëlimi i vlerës monetare, është mashtrim ordiner”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

“Është tepër me rëndësi që të rirregullohet Ligji i Pagave, por ky ligj nuk duhet të bjerë. Po shoh komente dhe qëndrime të ndryshme të sindikatave, të zyrtarëve institucionalë dhe të autoriteteve politike. Të gjithë në një apo në një mënyrë tjetër, po i japin qëndrimet për organizatën buxhetore që përfaqësojnë”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai ka shkruar se |vlerësimet të cilat kanë qenë të evidentuara, janë të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Ato duhet të rregullohen, ndërsa koeficienti dhe vlera e tij, jo vetëm se nuk duhet të zvogëlohen por ato duhet të rriten në përputhje me rritjen e çmimeve të konsumit”.

“Në këtë vend gjithçka është rritur, përpos pagave që kanë mbetur në vendnumëro!  I bëj thirrje qeverisë që të mos eksperimentojë me këtë ligj, sepse durimi ka kufi”.

“Pagat duhet të harmonizohen me shkallën e shtrenjtimit të jetesës e jo që punëtoria kosovare të shndërrohen në kategori sociale!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Ndryshe, disa media sot kanë publikuar pjesë të dokumentit, në formë grafike, për të cilat thonë se janë pjesë e draftit të Projektligjit për pagat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori