LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria nuk mund të bie pse është hidhëruar Lista Serbe

Haradinaj: Qeveria nuk mund të bie pse është hidhëruar Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Qeveria mund të bie, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista Serbe”.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar Haradinaj u ka thënë gazetarëve se nuk sheh ndonjë mundësi për zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë siç tha ai, ka çështje të rëndësishme në të cilat po punohet, siç janë anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave.

E për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës tha se procesi është politizuar dhe dramatizuar kohët e fundit kur edhe është afruar vendimmarrja.

Haradinaj tha se nuk është në agjendë tema për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarja  në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai edhe një herë ka përsëritur se ideja e korrigjimit të kufijve është e vdekur.

“Qeveria mund të bie, por nuk e shoh Qeverinë që bjen për shkak se ka marrë një vendim të caktuar dhe është hidhëruar në këtë rast Lista Serbe, edhe për faktin se ne i kemi respektuar Listën Serbe dhe ata janë pjesë e Kosovës, dhe ky është një kontest mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo mes Kosovës dhe Listës Serbe, nuk ka kuptim me u përzi temat. Por nuk shohim shqetësim për me shku në zgjedhje… Kjo mund të shfrytëzohet pastaj si formë e presionit, kjo me territore, me kufij, që ne të kënaqemi pastaj me një ‘Zajednicë’ bukur të madhe. Dihet çka vjen pastaj, kur kalon kjo vala e kësaj idesë me kufij, me territore, me toka. Atëherë do të jetë në pushtet të brendshëm, edhe për atë Kushtetuta na obligon,  për një pushtet të tretë nuk lejon, por lejon me u kriju një asociacion kushtetues sic e kemi një, ka vdekur ajo ide, e kam thënë disa herë”, tha Haradinaj, raporton KP.

Haradinaj tha se stabiliteti dhe ruajtja e të arriturave  është interes i të gjithëve, edhe bashkësisë ndërkombëtare, që siç tha Haradinaj disa prej tyre e kanë thënë hapur se janë kundër ideve të tilla, për ndryshim, shkëmbim e korrigjim të kufijve.

E presidenti që është ai i cili e ka prezantuar idenë e korrigjimit të kufijve që Haradinaj po e quan të vdekur, nuk e ka takuar shefin e ekzekutivit pas takimeve që i ka zhvilluar në Bruksel dhe Paris.

U raportua vetëm për takime me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Por, Haradinaj tha se nuk ndjehet i anashkaluar për këtë.

“Nuk e di a ka çka me bisedu, nëse ka diçka të re që është me rëndësi do të ishte mirë të bisedojmë, nëse nuk ka nuk shoh ndonjë mungesë të shkëmbimit  të informatave. Kam pas bisedë me zëvendëskryeministrin Pacolli dje, si është kthy prej Parisit, jam  taku me Veselin, Limajn, të gjitha çka i kam pas me interes”, tha ai.

Kryeministri njoftoi se këtë javë do të udhëtojë për në Vjenë ku pret të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, të cilit, kryeministri tha se do t’i flasë prapë për liberalizimin e vizave dhe mundësinë që Kosova të futet në rend dite.

“Do të jem në Vjenë në fund të kësaj jave, do ta kem mundësinë edhe njëherë të bisedoj me kancelarin Kurz, sepse në agjendë na shtin Austria sepse është kryesuese e BE-së, por do të vazhdojmë që të gjithë, ministrja është në punë, kryeparlamentari në punë, secili, presidenti, ministri i jashtëm, të gjithë jemi në punë me hy në rend dite, është dramatizuar. Ka edhe emocione ka edhe tensione, është politizuar sepse është temë e tillë, por kur vjen kah vendimi dramatizohen gjërat. Nuk dua të dal më optimist se që duhet, por besoj që kemi mundësi reale me hy në rend dite, nëse hyjmë në rend dite nuk mund të ketë votë negative sepse e dimë që e kemi votën për liberalizim”, tha Haradinaj.

Kabineti qeveritar ka ndarë   mjete  financiare prej 100 mijë euro për zyrën e presidentit, kërkesë kjo e Presidencës.

Gjithashtu,  u vendos që rritet shuma prej 250 në 400 euro për organizimin e ceremonisë së riavarrimit të personave të zhdukur, kërkesë kjo e Komisionit qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë foli edhe për statusin e zjarrfikësve , ku tha se ata do të jenë forcë për përkrahje dhe siguri të qytetarëve në rast të emergjencave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori