LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qasja e ministrit Hamza e pakuptimtë, nëse dëshiron të jetë burrë i mirë ta përshpejtoj Ligjin për nivelizimin e pagave

Haradinaj: Qasja e ministrit Hamza e pakuptimtë, nëse dëshiron të jetë burrë i mirë ta përshpejtoj Ligjin për nivelizimin e pagave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur rreth vendimit për rritjen e pagave dhe refuzimit të ministrit të Financave, Bedri Hamza për marrjen e pagës me rritje.

Haradinaj lidhur me këtë tha se edhe ai mund të tregojë burrëri me refuzimin e pagës me rritje, por sipas tij, kjo nuk paraqet ndonjë vlerë.


“Me tregu burrni me mosmarrje të pagës muj edhe unë, nuk është aty vlefta e tij ose e imja. Edhe unë muj mos me marrë pagën, në fakt jam në atë mundësi mos me marr pagën, por ministri i Financave ka deklaruar në takime zyrtare se do ta respektojë vendimin e Gjykatës kushtetuese. Tani edhe sikur mos të duam ne nuk kemi qare pa e respektua atë vendim”, tha Haradinaj.

Hamza në dilemë për ta zbatuar vendimin për rritjen e pagave të qeveritarëve
Lexo po ashtu Hamza në dilemë për ta zbatuar vendimin për rritjen e pagave të qeveritarëve

Kryeministri tha se nëse dëshiron Hamza të jetë burri më i mirë i Qeverisë dhe Kosovës, atëherë le të ndihmon me u përshpejtua Ligji për nivelizimin e pagave, të përkrah rritjen e pagave dhe të jetë më vizionar në këtë çështje.

“Nëse don ministri Hamza me qenë burri ma i mirë i qeverisë e i Kosovës le të ndihmon me u përshpejtua Ligji për nivelizimin e pagave, të na përkrah në rritjen  e pagave dhe le të jetë më vizionar në këtë. Qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë”, tha Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka komentuar edhe rreth deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me rritjen e pagave.

Ai tha se vlerësimi i BE-së për rritjen e pagave është me rëndësi për ta, por sipas tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rritja e pagave do të realizohet.

Haradinaj tha se vendimi do të jetë përkohësisht i tillë, pasi sipas tij do të pasojë ligji për nivelizimin e pagave që do ta rregullojë këtë çështje.

“Ne po synojmë që të shkojmë pak përpara me pagat për policinë për mjekët, për arsimin, për administratën…”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/