LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pret shkresë zyrtare nga Veseli për lirimin e Çekut

Haradinaj pret shkresë zyrtare nga Veseli për lirimin e Çekut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë konferencës për media ka thënë  ende nuk e ka liruar nga detyra zëvendës ministrinë Agim Ceku, pasi është në pritje të kërkesës për shkarkim nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Reklama

Ai ritheksoi dhe njëherë që sot me kërkesë të ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, e ka liruar nga detyra duke e falënderuar për bashkëpunim.

“Sa i përket vendimit të Veselit, sot kam liruar nga detyra Beqaj duke e falënderuar për bashkëpunim. Ende nuk e kam liruar zëvendës ministrin Çekun. Po pres një shkresë nga Veseli pasi janë vendime politike. Deri tash janë ndërruar gjashtë ministra”, u shpreh ai.

Kryeministri Haradinaj pranon dorëheqjen e ministrit Beqaj
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj pranon dorëheqjen e ministrit Beqaj

Haradinaj u pyet për vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë, për të cilin vendim tha se nuk mund të komentoj vendime të kryetarëve të partive politike.

“Çdo vendim i ka arsyet e veta. Nuk komentoj vendimet e kryetarëve të partive. Jam vet kryetar partie. Dhe secila parti i ka specifikat dhe mënyrat e veta të punës. P.sh në AAK është e vetmja parti që ka paraparë kodin etik, i cili me argumente merr vendime në çka bazohet. Nuk kam të drejtë të komentoj vendimet e Veselit”, tha ai.

Ndryshe, gjatë udhëheqjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra:  Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj (AKR) dhe drejtori i AKI-së Driton Gashi për rastin e ekstradimit të shtetasve turq, Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo (Lista Serbe), vendim politik, Ministrin e MAPL Ivan Todosijević (Lista Serbe) dhe zv. Ministren Vesna Mikić (Lista Serbe), për shkak të mohimit të krimeve të luftës dhe shkeljes së parimeve demokratike të vendit, zv. Ministri Musa Cena – MZHR (AAK) dhe zv. Ministri Bujar Nerjovaj MAP (AAK), për shkak të përballjes ligjore me veprime të caktuara gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar dhe përballjes me drejtësinë, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani (NISMA), Ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi (AKR), Ministren e Ambientit Albena Reshitaj (AKR), vendim politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës

“The Guardian”: Britanikët të shqetësuar për ndëshkimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës

Lajme
U bë thirrje për protestë në Mitrovicën jugore, policia apelon: Mos bini pre e profileve të dyshimta

U bë thirrje për protestë në Mitrovicën jugore, policia apelon: Mos bini pre e profileve të dyshimta

Lajme
Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan kishte njerëz profesionist të cilët me qëllim e kanë nxitur turmën e banorëve serbë

Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan kishte njerëz profesionist të cilët me qëllim e kanë nxitur turmën e banorëve serbë

Lajme
Vazhdojnë protestat në veri - serbët kërkojnë largimin e policisë dhe kryetarëve të rinj

Vazhdojnë protestat në veri - serbët kërkojnë largimin e policisë dhe kryetarëve të rinj

Lajme
Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Lajme
Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori