LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pranon letër nga Clinton e cila e falenderon për dërgimin pullës postare të punuar me imazhin e saj

Haradinaj pranon letër nga Clinton e cila e falenderon për dërgimin pullës postare të punuar me imazhin e saj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Reklama

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj.

Ai ka thënë se ndihet lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes së tij si kryeministër.

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë. Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Lajme
Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Lajme
Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Lajme
Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

Lajme
Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Lajme
U konfirmuan paralajmërimet e AKI-së për trajnimin e serbëve në Rashkë

U konfirmuan paralajmërimet e AKI-së për trajnimin e serbëve në Rashkë

Siguri
Kalo në kategori