LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i përkushtuar në krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm

Haradinaj i përkushtuar në krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve, MUSİAD, të prirë nga kryetari për Ballkan, Bilalk Kara.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj i njoftoi biznesmenët për agjendën e qeverisë në përgjithësi, dhe në veçanti fokusin në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte.


“Jemi të angazhuar në hartimin dhe plotësimin e legjislacionit i cili do të ndihmojë krijimin e lehtësirave për investitorët e jashtëm potencialë dhe rris zhvillimin ekonomik të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka shume arsye për të investuar në të, resurset natyrore, taksat e ulëta, numri i madh i të rinjve të motivuar dhe energjik për punë, si dhe përkrahja e madhe institucionale ndaj bizneseve.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast potencoi angazhimin maksimal të Qeverisë në fuqizimin e sektorit privat dhe e mirëpriti interesimin e Industrialistëve dhe Biznesmenëve, nga MUSAID, për mundësinë e investimeve në Kosovë, duke thënë se Kosova është ambient i favorshëm për zhvillim të biznesit.

Ndërkaq, Bilalk Kara, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shoqatës që drejton për mundësinë e investimit në Kosovë.