LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me ambasadorin gjerman: Të gjenden mundësitë për deeskalimin e situatës në veri të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde me të cilin ka biseduar për situatën në veri të vendit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë takimit kanë diskutuar për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese.

“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Kalo në kategori