LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj para studentëve të Iowa-s: Regjimi i vizave, diskriminim për qytetarët e Kosovës

Haradinaj para studentëve të Iowa-s: Regjimi i vizave, diskriminim për qytetarët e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot një grup studentësh, të kryesuar nga Tonia Land dhe Stephanie Dana Ely nga Iowa, me të cilët zhvilluan bashkëbisedim për shumë çështje të rëndësishme, përfshirë punët që po i bën Qeveria për Kosovën, agjendën e saj, jetën e Haradinajt gjatë luftës por edhe pas saj dhe rrugëtimin e tij politik.

Haradinaj duke e falënderuar shtetin e Iowa-s për miqësinë që ka me Kosovën, tha se sot është një nder prania e studentëve në Qeveri, për të folur para tyre për punët dhe fokusin që ka Qeveria nën udhëheqjen e tij.


“Kam  një agjendë të ngarkuar, sidomos sa i përket sundimit të ligjit, por edhe për ekonomi, përfshirë edhe dialogun me Serbinë që ende nuk është arritur marrëveshja finale. Në pozitën time ka shumë punë por edhe privilegje, sidomos për miqësinë që kemi më shtetin e Iowa-s që ka qenë një nder që e kam vizituar shtetin tuaj dhe të shoh se sa të mirë jeni dhe sa shumë e doni ju Kosovën”, shtoi kryeministri Haradinaj, para studentëve në bisedën e hapur me ta.

Ndër tjerash, theksoi se e mirëpret vizitën e tyre sot dhe se kjo është  një gjë shumë e mirë për të mësuar më shumë për Kosovën, për të vërtetën e saj.

Kryeministri iu është përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre për sfidat që e kanë përcjellë atë deri në ditën ku është sot në krye të shtetit.

Izolimi i qytetarëve të Kosovës përmes regjimit të vizave, është njëra nga çështjet që kryeministri Haradinaj  e shprehu para studentëve të Iowa-s, dhe këtë e quajti diskriminim për shtetin më të ri në Evropë i cili nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien Qeveri-media, kryeministri Haradinaj tha  se  fillimisht ka pasur një qasje jo të mirë me mediat, sepse jepnin lajme jo të vërteta, por duke e kuptuar se ky është realiteti pastaj është paraqitur shumë transparent me atë se çfarë bën, përpos çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë, të cilat me ligj nuk lejojnë t’i paraqesë.

Më tutje, Haradinaj në interesimin e studentëve lidhur me planin qeverisës që do të përmbushë gjatë qeverisjes së tij, tha se është duke punuar që të ketë ligje të mira, duke potencuar, atë për Pagat, Ushtrinë, etj.

” Informova studentët nga Iowa që ky vit do të jetë vit i ekonomisë dhe se i mbështetë bizneset e reja sa i përket industrisë digjitale, teknologjisë informative dhe bizneseve të reja, disa prej të cilave janë bërë brende në mbarë botën”.

Gjatë bashkëbisedimit, foli edhe për karakteristikat e popullit kosovar, duke e përshkruar atë si një popull paqësor, njerëz gjeneroz dhe mikpritës, të gatshëm që të ndihmojnë dhe japin pjesën e tyre për t’iu bashkëngjitur botës, duke dhënë kontribut gjithandej.

Në interesimin e studentëve se cili është aspekti më përfitues dhe shpërblyes nga pozita në të cilën është, kryeministri Haradinaj tha se nga kjo pozitë përfitimi kryesor është përfundimi i detyrave të shtëpisë të cilat kanë pritur një kohë të gjatë dhe potencoi se puna si kryeministër është shumë sfiduese dhe me përgjegjësi.

Haradinaj tha se ai ka një logjikë tjetër qeverisëse, dhe politikat e tij qeverisëse janë të interesit nacional, duke vlerësuar se është humbur shumë kohë dhe me dinamikën e re qeverisëse të plotësohet koha e humbur, derisa theksoi faktin se në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur shndërrimin e FSK-së në ushtri, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se tani në aspektin e sigurisë si shtet janë më të sigurt duke e forcuar edhe luftën kundër korrupsionit.

Vlerësoi faktin se që nga paslufta kërkesat janë rritur dhe për këtë janë duke punuar intensivisht në përmirësimin e kushteve në arsim dhe në të gjitha fushat, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies për të rinjtë që janë të shumtë në numër. Ndërkaq shtoi se Kosova ka nevojë të madhe për shkollat profesionale dhe arsimin dual, fushë kjo në të cilën janë angazhuar të kenë rezultat konkret, marrë për bazë edhe numrin e madh të të rinjve./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori