LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk e heqim taksën derisa nuk ka njohje nga Serbia

Haradinaj: Nuk e heqim taksën derisa nuk ka njohje nga Serbia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar sot 19-vjetorin e themelit.

Me një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, kryeministrit i Kosovës i cili drejton AAK-në, ka mbledhur strukturat e partisë, anëtarët e bashkëpunëtorët për të shënuar këtë përvjetor. Aty Haradinaj i ka bërë thirrje Serbisë që ta njoh shtetësinë e Kosovës, meqë siç tha ai, në atë formë ata do ta çlirojnë edhe vetën.


Kryeministri Haradinaj, i cili po vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, ka thënë se me njohjen e Kosovës nga Serbia, këta të fundit do të kalonin më lehtë në zhvillim ekonomik dhe do të zhvillonin tregti të lirë pa pengesa. Por sipas Haradinajt, për këtë nuk ka vullnet politik nga ana e Serbisë.

“Ju bëj thirrje popullit serb Serbisë, udhëheqjes, ta kuptojnë që duke e njohur pavarësinë e Kosovës e lirojnë vetën, ata shkojnë më shpejt drejt familjes së  popujve të lirë të BE-së, edhe ata kalojnë më shpejtë të një prosperitet, të zhvillimit ekonomik, të një tregti e lirë, pa tarifa dhe pa pengesa të cilën edhe ne e presim. Por para se ma na njohur duhet të bëhemi gati me heq edhe pak, se po shihet që nuk ka vullnet politik në anën tjetër, ndërsa unë mendoj që në Prishtinë ka”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se Kosova është e të gjithëve që jetojnë në të. Ai ka deklaruar se Kosova është edhe shtet i serbëve të Kosovës, që siç tha ai, Serbinë e kanë shtëpi të dytë.

“Kosova si shtet i imi, është shtet edhe i serbëve të Kosovës, Serbinë e kanë familje te dytë, shtëpi të dytë, shtëpi të parë e kanë Kosovën, të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, shtëpia e parë është Kosova si për mua ashtu edhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë. Ky është shteti ynë”, tha Haradinaj.

Në 11 vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i saj ka thënë se Kosova është Evropë dhe i takon botës të cilës i prinë Amerika.

“Jam Evropë, populli i Kosovës është Evropë, kështu na ka falë Zoti, jemi të gatshëm me i taku familjes politike e ekonomike të Evropës, por edhe Evropa duhet me kuptu që jemi Evropë. Ne jemi edhe botë, i takojmë edhe botës. Kush është bota jonë, a kemi botë ne? Ne jemi të botës që i prinë Amerika, nuk është marre me e thënë”, tha ai, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori