LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk duhet të bëjmë hapa prapa, sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë

Haradinaj: Nuk duhet të bëjmë hapa prapa, sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë

“Sot vërtetë është ditë feste për popullin e Kosovës, festojmë secili në mënyrën e vetë ashtu sikurse secili e përjeton në mënyrën e vetë këtë ditë. Kjo është ditë e përbashkët për të gjithë ne shqiptarët si shumicë por edhe komunitetet që bashkëjetojnë me ne ndër shekuj, shqiptarët kudo që jemi në trojet tona në Ballkan, njëkohësisht kudo që jemi në botë, pra është dita jonë, ditë gëzimi”.

Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në pritjen shtetërore më rastin e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës që u organizua nën patronatin e Kryeministrit Haradinaj.


Me këtë rast, kryeministri Haradinaj para të ftuarve të shumtë, përfaqësues institucionalë, përfaqësues të korit diplomatik, klerikë fetarë, tha se sa herë që vjen kjo ditë ndihet i emocionuar.

“Më kanë rënë në mend shumë etapa, përpjekje, sfida të jetës sonë, shumë dhimbje por njëkohësisht edhe shumë mësime të nxjerra.  Ndër mësimet që më bën shumë përshtypje është se nuk duhet të bëjmë hapa prapa në asnjë mënyrë sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se vendi është në një rajon të ndjeshëm dhe janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e rajonit .

Po ashtu, Kryeministri Haradinaj theksoi  dëshirën e vërtetë të Kosovës për të jetuar në paqe me popujt fqinjë mirëpo siç tha ai paqja duhet të jetë e drejtë,  e cila respekton vullnetin e popullit të Kosovës të shprehur më 17 shkurt 2008.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori