LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ne nuk i ndërrojmë qëndrimet tona përditë (Video)

Haradinaj: Ne nuk i ndërrojmë qëndrimet tona përditë (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, njëherë edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në 19 vjetorin e kësaj partie, indirekt ka dhënë mesazhin edhe njëherë se nuk e ka ndërmend që ta pezullojë apo heq taksën ndaj mallrave serbe.

Haradinaj në një fjalim para anëtarësisë së AAK-së, ka thënë se partia e tij është e gatshme të ec përpara, por jo duke i ndërruar qëndrimet çdo ditë.


“Çka do të bëjë Aleanca në të ardhmen? Ne duam të ndërrojmë e të mësojmë, por nuk do t’i ndërrojmë qëndrimet tona përditë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka shtuar se kush lidhë kontratë me AAK-në duhet lirisht të llogarisin në ta.

“Ne duam t’i mësojmë të gjithë, ata në Kosovë por edhe ata jashtë vendit, që të na pranojnë për ata që jemi, për bindjet që i kemi, dhe sa herë që pajtohemi të gjithë me llogaritë në neve”.