LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në luftë nuk kanë pyetur në cilën parti jemi, janë vrarë njerëz pa asnjë kriter

Haradinaj: Në luftë nuk kanë pyetur në cilën parti jemi, janë vrarë njerëz pa asnjë kriter

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se sot po përkujtohet një krim që ka ndodhur ndaj popullit të Kosovës.


“99 nuk iu ka pyet në cilën parti jemi, por pa asnjë kriter janë vrarë në shtëpitë e tyre. Ky është një krim dhe këtë krim nuk mund ta mohojë askush. Ne po ashtu e shohim që me kalimin e kohës dhimbja është ende prezente, si vend duhet t’i nderojmë të rënët. Ndërtimi i vendit tonë, një pjesë të vështirësive ia krijojmë vetës e një pjesë ende na krijojnë vështirësi. Jemi të detyruar të punojmë, nuk duhet të harrojmë se për të ardhur deri këtu janë dhënë shumë jetë”, tha ai.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se duhet lënë anash inatet derisa ka bërë thirrje për unitet.

“Nuk jemi të kënaqur me këtë status e me këtë gjendje, por mund t’ia dalim. Të heqim dorë të gjithë nga inati dhe të bëhemi bashkë”, tha ai.

Përfaqësuesi i familjarëve, Naim Hyseni, tha se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.

“Sot bëhen 20 vite ku forcat serbe vranë dhe masakruan një popullatë të pambrojtur. Sot kujtojmë 45 dëshmorët dhe martirët që u vranë në mënyrë mizore. 20 vite pas krimeve kriminelet janë të lirë, ne kërkojmë drejtësi”, tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori