LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Miqësi e partneritet afatgjatë me Kroacinë

Haradinaj: Miqësi e partneritet afatgjatë me Kroacinë

Miqësia ndërmjet dy popujve, atij të Kosovës dhe Kroacisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sikurse ishin bashkë dhe i dolën në ndihmë njëri-tjetrit edhe në kohë të vështira. Këtë mesazh e përcolli kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, duke shtuar se Kosova është e rëndësishme ta ketë në krah shtetin kroat si partner dhe si mik.

Haradinaj, e njoftoi zëvendëskryeministren Pejçinoviq Buriq për të arriturat në Kosovë dhe agjendën evropiane, duke theksuar se shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull i mirë, të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova në rrugën e saj euroatlantike.


Në takimin ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe zëvendëskryeministres Pejçinoviq Buriq, u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për krijimin e ushtrisë, anëtarësimin në organizatat e huaja, për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Kroaci, por edhe për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se do të ofrojë përkrahjen e nevojshme.

Në fokus të takimit, ishte edhe vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj integruese.

Pjesë e takimit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori