Deklaratave të liderit të Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili gjatë ditës tha se partia e tij nuk do ta lejojë krijimin e ushtrisë së Kosovës, u është përgjigjur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se janë pikërisht qëndrimet e Listës Serbe të cilat po i shtyejnë institucionet e Kosovës që përmes ndryshimit të ligjit ta themelojnë ushtrinë e Kosovës. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i marrë parasysh deklarimet e tilla të Listës Serbe.
“Pikërisht qëndrimi i tyre na ka shtyrë që përkohësisht ta ndërrojmë misionin dhe kapacitetet. Këtë qëndrim të tyre duhet ta shohin edhe partnerët ndërkombëtarë dhe të na përkrahin në këto ndryshime që nuk kërkojnë votim të dyfishtë”, ka thënë Haradinaj, për Express.
Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se ata do të pengojnë projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Ushtria, sipas Simiqit, nuk duhet të bëhet pasi që as partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, SHBA dhe BE nuk janë në favor të këtij versioni.
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ku kërkohen 2/3 e votave, ai ka thënë se nuk është koha për këtë dhe se preferojnë që një herë për një herë FSK të mbetet me mandat të njëjtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251