LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton dëshmorin Ilir Konushevci

Haradinaj kujton dëshmorin Ilir Konushevci

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kujtuar njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci, duke thënë se dëshmorët e kombit mbesin frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Sot me krenari kujtojmë, njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushefcin. Iliri ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, bashkë me shokët e tij të pandashëm, Zahirin, Luanin e shumë dëshmorë të kombit. Vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit.

Lavdi Ilir Konushefcit!”. /Telegrafi/