Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe shoqatave të dala nga lufta është mbajtur sot akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të komandant Mujë Krasniqit “Kapuçi” dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me këtë rast ka nisur fjalimin me urimin për Ushtrinë e Kosovës, meqë sipas tij, edhe data 14 dhjetori nuk ishte caktuar rastësisht, por në ditën e përvjetorit të rënies së Mujë Krasniqi.
“Në këtë ditë të formimit të ushtrisë po na mungon ish-komandanti i UÇK, Sylejman Selimi, për të cilin presim të triumfojë për lirimin e tij. Komandant Mujë Krasniqi kujtohet sot për kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë”, ka thënë Veseli.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është mjaft e madhe humbja e Mujë Krasnqit, i cili ishte luftëtar i hershëm.
“Ku do që ishte Muja, njerëzit u bënin luftëtarë… Kemi pasur edhe shumë beteja me humbjen e ushtarëve, por kjo me Mujë Krasniqin ka qenë humbja më e madhja”, theksoi Haradinaj.
Ai shtoi se edhe pas kësaj humbje nuk u zbeh besimi dhe bindja për të drejtën për liri.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari ka thënë se rënia e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarët e tij është e veçantë./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare