LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ndan dhimbjen me popullin francez pas sulmit ku vdiqën tre persona

Haradinaj: Kosova ndan dhimbjen me popullin francez pas sulmit ku vdiqën tre persona

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit në Faracë, ku mbetën të vdekur tre presona.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shkruar se populli i Kosovës ndan dhembjen me popullin francez.


Haradinaj ka thënë se ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën.

“I tronditur me sulmet terroriste në Francë. Në këto momente të vështira, qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës, ndajnë dhembjen me popullin francez. Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson”, ka thënë Haradinaj.

Tre të vdekur, një gruaje iu pre koka: Përmbledhje rreth sulmit me thikë në Nice të Francës
Lexo po ashtu Tre të vdekur, një gruaje iu pre koka: Përmbledhje rreth sulmit me thikë në Nice të Francës

Ndryshe, opinioni në Francë por edhe në gjithë botën është shokuar sot, pas sulmit të përgjakshëm që ka ndodhur sot në katedralen Notre Dame në Nice.

Sulmuesi me thikë në dorë ishte futur brenda katedrales duke bërtitur “Allah Akbar”, dhe më pas vrau tre persona dhe plagosi disa tjerë, transmeton Telegrafi.

Në sulm kanë humbur jetën dy gra dhe një burrë, e njërës prej viktimave i është prerë koka. Policia pas intervenimit ka qëlluar sulmuesin të cilin më pas e arrestoi dhe e dërgoi për tretman në spital. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori