LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i kërkon Ramës të legalizojë kanabisin: Por, mos e mbillni si fasule

Haradinaj i kërkon Ramës të legalizojë kanabisin: Por, mos e mbillni si fasule

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanabisi është një nga problemet e Shqipërisë dhe zgjidhja, sipas tij, është legalizimi.

Ai i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj, si Maqedonia e Veriut për ta legalizuar.

“Nuk kam për atë (Ramën) mesazh, por dëshira për Shqipërinë, kam qejf me e parë Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi më të fortë, respektim të ndërsjellë të bindjeve, partive, jo me dominime”, tha Haradinaj për Abcnews.al.

“Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin. Kanabisin. Duhet ta marrë guximin. Ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik. Ligj, transparencë, buxhet”.

“Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë. Rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet. Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj. Nuk po them, me e mbjellë si fasule (qesh). Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera”.

Ai tha se duhet t’ i jepet përgjigje, disa problemeve që ka Shqipëria, me një bazë të qëndrueshme ligjore.
“Mos me i lënë si çështje që të gjithë i dinë, flasin dhe keqpërdorin kundër nesh, Shqipërisë dhe Kosovës dhe ne bëjmë sikur nuk ekzistojnë, duhet me u dhënë përgjigje ligjore, vetëm me ligj dilet nga kjo gjendje” tha ai.

Kjo temë për herë të fundit është lakuar nga kryeministri Edi Rama një vit më parë, teksa në një konferencë për mediat tha se po konsultohet me ekspertizë ndërkombëtare për çështjen e legalizimit të kanabisit në Shqipëri për arsye mjekësore. /Abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori