LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I kemi votat, bëhuni gati për Qeverinë Haradinaj (Video)

Haradinaj: I kemi votat, bëhuni gati për Qeverinë Haradinaj (Video)

Kandidati për Kryeministër i PAN-it, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë që do të udhëhiqet nga ai. Thotë se kjo Qeveri do të jetë e suksesshme dhe do të ketë mandatin katërvjeçar.

Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 vota plus për formimin e qeverisë.


Lideri i AAK-së thotë se nuk bëhet fjalë për kontrabandim të deputetëve, por për vullnet të lirë të bazuar në respekt.

“Ajo që mundem me konfirmu sot është që ne votë kemi për Qeverinë, 61 + e kemi me votë të dakordume, të konfirmume me pakicat dhe deputetë të tjerë të zgjedhur”, tha Haradinaj për emisionin ‘Argument Plus’ të RTV21.

“Duhet të gjithëve me ju thanë: Bëhuni gati për një Qeveri Haradinaj. Katër vjet keni me e pasë në Kosovë. Bëhuni gati me i pranu rezultatet e kësaj Qeverie, se ka me qenë e mirë për fëmijët e juaj”, theksoi ai.

Ai komentoi edhe deklaratat e VV-së dhe LDK-së që kundërshtojnë koalicionin me PDK-në.

“Situata është pak më ndryshe. Këto janë deklarime pas zgjedhore ende në atë frymën e zgjedhjeve. Situatat janë çdo herë e më evolutive dhe situata nuk është krejt ashtu siç po prezantohet në media. Unë në këtë rast përfaqësoj vetëveten, Aleancën, koalicionin, por jam mandatar. Do të thotë e kam të drejtën me negociu dhe palët që negociojnë me mu nuk kanë nevojë me negociu me askënd tjetër përreth meje”, tha Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori