LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kanë filluar hetime ndaj KEDS-it, nuk tolerohen ndërprerjet

Haradinaj: Kanë filluar hetime ndaj KEDS-it, nuk tolerohen ndërprerjet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot se është duke u hetuar KEDS-i për shkak të mos furnizimit të rregullt me energji elektrike të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se fillimisht është takuar me zyrtarët e lartë të KEDS-it, KOSTT-it, KEK-ut dhe të ZRRE-së lidhur me mungesën e madhe të energjisë elektrike.


Haradinaj ka thënë se u ka bërë të qartë se nuk tolerohet që në emër të defektit të ketë ndalje të energjisë elektrike me orë të tëra.

“I kam ftuar para tri dite pikërisht për këtë [mungesën me energji elektrike  v.j] sepse ka ekzistuar njëfarë praktike me ia lënë fajin njëri-tjetrit. Për këtë ftova edhe KEDS-in edhe ata që kishin ardhur nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe këta në Kosovë. Pastaj ftova KEK-un, KOSTT-in kemi pasur edhe ZRRE-në, pra që të gjithë kanë qenë”

“Kemi biseduar si me ju qas më tej punës. KEDS-it duhet të bëjë kujdes të madh se kontrata  e obligon me furnizua me energji elektrike. Nuk bën që në emër të defektit mos me e furnizua qytetarin se është çmimi i shtrenjtë atje ku blihet. Këto janë si ta quaj obligime sepse i ke marrë obligime me kontratën”, ka deklaruar Haradinaj, për Insajderin.

Më tej ai ka thënë se  për shkak të kësaj çështje është duke u interesuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

“Nuk qenë në pushtet kur është bërë kjo marrëveshje, apo kur është privatizuar distribucioni. Prej kohës kur e kam marr detyrën i kam trajtuar me respekt por edhe kam kërkuar të respektohet”.

“Nëse nuk respektohet prishen marrëdhëniet sepse nuk mund ta heshti faktin që në vendin tim të ndalet rryma me orë të tëra. Kam dëgjuar që ka ndodh një interesim edhe i Prokurorisë edhe i Policisë hetuese. Pra për këto ndërprerje. Nëse eventualisht krijohen probleme duhet me e rishikuar këtë marrëdhënie”, ka deklaruar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori