LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me krijimin e Zonave Ekonomike i kemi dhënë mundësi zhvillimit ekonomik

Haradinaj: Me krijimin e Zonave Ekonomike i kemi dhënë mundësi zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton janë të hapur të bashkëpunojnë me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) me qëllim që të ndihmojnë prodhuesit vendor.

Kreu i ekzekutivit këtë deklaratë e dha gjatë vizitës që bëri sot në OEK, me ç’rast u takua me kryetarin e ri të këtij institucioni, Berat Rukiqin.


“Si Qeveri e vendit vërtetë e konsiderojmë Odën Ekonomike partner, jemi të hapur që të bashkëpunojmë, të marrim krejt propozimet e mundshme që ndihmojnë biznesin që ndihmojnë sipërmarrësit, që ndihmojnë prodhuesit, që Kosova të lëvizë pra përpara në rritjen ekonomike. U fol për liberalizimin e vizave kuptohet që ndihmon edhe qarkullimin edhe të mallrave se kur njerëzit lëvizin, lëvizin edhe mallrat”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për zonat ekonomike për të cilat tha se përmes tyre Qeveria i ka dhënë mundësi zhvillimit ekonomik në vend.

Kurse, kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se tani është koha që prioritet t’i vihet zhvillimit ekonomik.

“Falënderoj për partneritetin që i dha Odës Ekonomike të Kosovës që në mënyrë shumë të hapur, në mënyrë shumë të drejtpërdrejt t’i trajtojnë problemet, sfidat edhe problemet dhe propozimet që mund ta avancojnë sektorin privat”, ka thënë Rukiqi. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori