LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj iu kërkon bashkatdhetarëve të ndihmojnë Fondin e Sigurisë

Haradinaj iu kërkon bashkatdhetarëve të ndihmojnë Fondin e Sigurisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar takimet me diasporën shqiptare dhe strukturat e AAK-së.

Pas vizitës dhe takimeve në Zvicër, Haradinaj bashkë me deputeten e Kuvendit Time Kadrijaj, ka takuar sot aktivistë të AAK-së në Strasburg të Francës dhe Ludwigsburg të Gjermanisë.


Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë. I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka folur edhe për Fondin e Sigurisë së Kosovës duke i bërë thirrje diasporës për të kontribuar si gjithmonë.

“Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat”, është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji ka themeluar Fondin e Sigurisë. Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.

Përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë. Llogaria është funksionale nga 2 marsi 2022 dhe të gjitha transferet mund të realizohen brenda dhe jashtë vendit, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori