LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Investimet e diasporës ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit

Haradinaj: Investimet e diasporës ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit

“Jemi me fat që kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës”

Kështu tha kryeministri Haradinaj në takim me ndërmarrësin e suksesshëm, Avdi Tafilaj.


Haradinaj me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, duke thënë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur.

Gjatë takimit, kryeministri tha se bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe potencialin e tyre ekonomik ta investojnë në vendin e tyre dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tij, ndërmarrësi Avdi Tafilaj, u shpreh i lumtur me pritjen që i bëri kryeministri Haradinaj, dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bëjë investime në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori