LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Institucionet do të interesohen për çmimet e naftës

Haradinaj: Institucionet do të interesohen për çmimet e naftës

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve tw Kosovws, ku ka shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve në tregun e Kosovës.

Haradinaj ka treguar se Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor.


“Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg. Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/