LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj fajëson Kurtin për vrasjen e 35-vjeçares: Je bashkëpjesëmarrës në krim

Haradinaj fajëson Kurtin për vrasjen e 35-vjeçares: Je bashkëpjesëmarrës në krim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për rastin e rëndë që ndodhi dje në Prishtinë, ku u vra një 35-vjeçare që ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti është është shndërruar në bashkëpjesëmarrës në krimet makabre që po ndodhin përditë.


Kjo pasi siç ka thënë, kryeministri e ka defunksionalizuar sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, ka poshtëruar policët, i ka lënë të leckosur e me paga mizerje, i ka detyruar mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, ka rrezikuar funksionalitetin e sistemit shkollor, duke i shtyrë mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj dhe vendin e ka shndërruar në gogol të komunitetit ndërkombëtar.

“Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur. Burimi i së keqes e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë!”, ka shkruar i pari i AAK-së.

“Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur ‘mashtrues’ dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasur dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori