LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Duhet të jemi vetvetja edhe në ekonomi

Haradinaj: Duhet të jemi vetvetja edhe në ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e panairit të prodhimeve vendore ushqimore, të organizuar në Ferizaj.

Haradinaj duke shprehur respekt për punën që po bëhet në Komunën e Ferizajt, tha se shumë gjatë e kemi ngrënë produktin e të tjerëve, qoftë politik, qoftë atë të sigurisë, qoftë ekonomik dhe shumë rrallë e shkurt na ka rënë hise me qenë vetvetja, me ngrënë vetë produktin tonë.


“Ju, po jepni një shembull, se kur nisesh nga vetja, është e mundshme dhe ju përgëzoj për këtë porosi që jepni prodhuesve, konsumatorëve, politikanëve, vendimmarrësve dhe gjithë të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se do tu jepet në vazhdimësi përkrahje bizneseve vendore dhe në këtë mënyrë do të ketë një ekonomi më ndryshe, një qytetar me shëndet ndryshe dhe se përkrahja e prodhimeve vendore është siguria e shëndetit të qytetarëve.

Pronari i Market Plus Center, Sylejman Neziri, tha se me promovimin e produkteve vendore e ruajmë traditën e sofrës shqiptare.

Të pranishëm në këtë panair ishin përfaqësues të tjerë institucionalë, prodhues vendor dhe qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të shumë bizneseve nga Shqipëria, të cilët i prezantuan po ashtu prodhimet e tyre.

Më pas, kryeministri Haradinaj, vizitoi prodhimet vendore ushqimore dhe joushqimore të prezantuara në këtë panair dhe në një prononcim para mediave, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për t’i dhënë përparësi zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, duke stimuluar prodhimin vendor.

“Shpresoj që vetëdija do të forcohet gradualisht që ne të jemi vetvetja. Ekonomitë bashkëpunojnë e shkëmbejnë, por, për të bashkëpunuar, duhet të jesh edhe ti ekonomi, pra edhe ne të jemi ekonomi e zhvilluar”, tha kryeministri Ramush Haradinaj /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori