Haradinaj: Dialog me Serbinë vetëm nëse e njeh pavarësinë e Kosovës

14:"Ridvan Slivova

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Strasburg të Francës, ka deklaruar se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë vetëm nëse kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës.
Sipas Haradinajt, përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel, kanë treguar inferioritet ndaj Beogradit.
“Është për të ardhur keq se Prishtina mban pozitën inferiore dhe tu përulur në Beograd”, ka thënë Haradinaj për AFP-në.
Ish kryeministri kosovar, ka folur edhe për arrestimin e tij më 4 janar në Francë, duke thënë se akuza e Serbisë është e padrejtë dhe abuzim i të drejtave të njeriut.
Nga
Telegrafi
26/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































