LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe drejtoresha e MCC-së nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes CDF

Haradinaj dhe drejtoresha e MCC-së nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes CDF

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bashkë më delegacionin e MCC-së, kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes CDF (Compact Development Fund), që do të mbështesë aktivitetet e profizibilitetit të projekteve të dorëzuara nga Qeveria e Kosovës në MCC në korrik të këtij viti.


Haradinaj e ka njoftuar Drejtoreshën Nguyen për zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme duke forcuar institucionet e vendit dhe në këtë rrugëtim do të vazhdojë angazhimin që të avancojë edhe në partneritete të kësaj natyre, që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe në fuqizimin ekonomik të vendit.

“Kontributi i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challange Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-ja kanë dhënë për Kosovën, dhe veçmas tani me programet e MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme.

Më tej, Haradinaj vlerësoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një tjetër hap i madh, që çon në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të shumë projekteve të rëndësishme në vend dhe Kosova është e vendosur që të zbatojë obligimet e saj karshi këtij bashkëpunimi.

Ndërkaq, Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine falënderoi kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për pritjen e sotme dhe vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka qenë partner në këtë rrugëtim duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori