LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik

Haradinaj: Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rajoni i Anamoravës do të ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillimin ekonomik.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin, me të cilin ka diskutuar për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës.


Haradinaj ka shtuar se rajoni i Anamorëves numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi, dhe se gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë./Telegrafi/