LAJMI I FUNDIT:

Hapje e madhe në Gjakovë!

Hapje e madhe në Gjakovë!

AZTECH Electronics dhe AZTECH Home lajmërojnë hapjen edhe të një pike të re, me super ofertë dhe çmime promocionale në çdo kategori të produkteve.
Aztech tani vjen edhe me një pikë tjetër të shitjes, në qytetin e vjetër të Gjakovës. Hapja do të bëhet ditën e Enjte, me datë 9 Gusht në orën 11:00, lokacioni Gjakovë, në rrugën “Yjet e Erenikut” (afër Hotel Pashtrikut).

Ky dyqan është mbi 800m2 dhe do të përfshi gamë të gjerë të produkteve në mënyrë që të plotësohet kërkesa e konsumatorëve në qytetin e Gjakovës.

Gjithashtu, për qytetarët e Gjakovës do të ketë shumë risi në artikuj, ku një pjesë do t’i ndahet edhe asortimanit të produkteve të tekstilit, artizanateve dhe punimeve nga druri. Por, nuk mungon as prezenca e markave të njohura botërore, gjithmonë me fokus të veçantë duke ofruar kualitet dhe çmim të pranueshëm nga klientët. Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët e Gjakovës që të vizitojnë këtë pikë të shitjes dhe të përfitojnë nga oferta e jashtëzakonshme në dyqanin më të ri të elektroshtëpiakeve në Gjakovë. Oferta zgjatë deri me datën 12 gusht, e diel.

Vlen të ceket që AZTECH ka për qëllim zhvillimin e biznesit edhe në qytetet e tjera të Kosovës, duke prezantuar dyqanet e specializuara, ofruar ofertën më të mirë në treg dhe duke promovuar profesionalizmin duke qëndruar gjithmonë korrekt ndaj nevojave të klientëve.

Kështu që, nëse keni nevojë për ndonjë artikull shtëpiak, dini ku ta gjeni! Vizitoni dyqanet e AZTECH dhe përfitoni nga ofertat e llojllojshme dhe mundësitë e pagesë me këste, pa interes. /Telegrafi/