LAJMI I FUNDIT:

Hapja unike e dyerve të makinës Razvani – diçka që nuk është parë ndonjëherë! (Video)

Hapja unike e dyerve të makinës Razvani – diçka që nuk është parë ndonjëherë! (Video)

Kompania me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka vënë në modelin e ri një sistem të hapjes së dyerve që nuk është parë më herët në ndonjë makinë.

Dera e kësaj veture sportive, Razvani, hapet duke rrëshqitur në njërën anë, për t’i mundësuar shoferit hyrjen dhe daljen, transmeton Telegrafi.


Përkundër makinës Rolls-Royse që dyert e pasme i hapen në anë të kundërt, apo të disa automobilave luksozë që kapakët ngrihen lartë, në këtë rast kemi të bëjmë me një formë krejt ndryshe.

Megjithëse shumë njerëz janë të ndarë nëse kjo është ide e mirë apo jo, pamjes së egër që ka makina i shkon shumë një risi e tillë.

Në anën tjetër, sikurse kompanitë tjera që kanë imituar stilin e hapjes së dyerve nga konkurrentët, besohet se edhe kjo formë e dizajnuar nga Razvani do të kopjohet nga të tjerët. /Telegrafi/