LAJMI I FUNDIT:

Hapet thirrja për trajnime profesionale për teknologji informative, aplikoni falas

Hapet thirrja për trajnime profesionale për teknologji informative, aplikoni falas

“Mbёshtetja e BE-së pёr Konkurrueshmёrinё e Sektorit Kosovar tё TIK-ut”, projekt tre vjeçar i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian nё Kosovё, po zbatohet nga WE Global, nё konsorcium me European Management dhe Prishtina REA.

Projekti mbёshtet rritjen e sektorit kosovarë tё TIK-ut duke ofruar programe semestrale trajnimi pёr pjesëmarrёsit qё tё zhvillojnё shkathtёsitё digjitale dhe biznesore pёr tё mbёshtetur tregun e punёs sё TIK-ut si dhe pёr tё vёnё nё shfrytёzim efektiv shkathtёsitё e arritura. Qëllimi i pёrgjithshёm ёshtё nxitja e konkurrueshmёrisë së bizneseve kosovare dixhitale dhe tradicionale duke mbёshtetur rritjen e sektorit tё TIK-ut nё Kosovё e cila do tё sjell rritje dhe krijim të vendeve tё reja tё punёs.


Projekti po vazhdon tash me rundin e dytë të ofrimit tё Moduleve Trajnuese pёr Zhvillimin e Shkathtёsive tё TIK-ut pёr tё pёrmirёsuar kapacitetet e TIK-ut tё Fuqisё Punëtore nga fusha e TIK-ut në Kosovё, duke synuar ofrimin e kёtij Trajnimi tё Zhvillimit tё Shkathtёsive tё TIK-ut pёr mesatarisht rreth 240 individё siç përshkruhet mё poshtё;

Objektiva
Objektiva e Programit tё Trajnimit nё ICT ёshtё tё ofrojë njё trajnim tё pёrditёsuar tё Shkathtёsive tё TIK-ut bazuar nё kёrkesat dhe nevojat e bizneseve kosovare tё TIK-ut si dhe trendeve globale.

Grupet e synuara
Grupi i synuar i programit trajnues janё të rinjtë nga fusha e TIK-ut (siç janë tё diplomuarit, ndёrmarrёsit e rinj, profesionistё tё tjerё, meshkuj/gra tё cilёt dёshirojnё tё avancojnë shkathtёsitё e tyre digjitale, etj.), profesionistёt e bizneset aktuale tё ICT në përpjekje për plotёsimin e nevojave të tregut. Planifikohet të përfitojnë të paktën 240 të rinj nё çdo rund, pra edhe në këtë të shpallur tashmë.

Datat e trajnimit
Rundi i dytë i trajnimit zhvillohet nё mes tё muajit shkurt dhe qershor 2021, me 4 orё trajnimi nё ditё (nga 17:00-20:00), katёr ditё nё javё. Do të ofrohen 300 orё trajnimi duke pёrfshirё edhe 20 orë praktikë shtesë për provimet finale.

Lokacionet
Trajnimi do tё ofrohen online, ndërsa nё rast të krijimit të rrethanave lehtësuese anti-COVID-19, do tё organizohen edhe në klasa (Qendrat e Aftësimit Profesional) sipas regjioneve (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë) tё Kosovёs.

Qasja e trajnimit
Trajnimi do tё bazohet nё parimet e tё mësuarit pёr tё rriturit, kurset trajnimet do tё jenë interaktive me ushtrime praktike dhe shembuj nga jeta reale, duke kaluar përmes një modeli të njё projekti përkrahës tё TIK-ut dhe shkathtёsive dixhitale nga fillimi deri nё fund. Tё gjithё trajnerёt kanё eksperiencё nё ICT dhe Shkathtёsi Dixhitale, me eksperiencё vendore dhe ndёrkombёtare, tё cilёt i kanё tё njohura ndryshimet që dija e përvoja në shkathtёtë e TIK-ut mund të sjell.

Temat e trajnimit
Programi Trajnues i TIK-ut pёrfshinë kurrikulёn bёrthamё (p.sh. Java Programming, Cyber Security dhe Web Development), të cilat shtesë do të kenë edhe Soft Skills Development – IT Project Management dhe testim e certifikim për provimin final.

Java Development – 300 orë
Java Programming – 170 orë
Android Application Development – 80 orë
IT project Management – 30 orë
Testim/certifikim/provim – 20 orë
Cyber Security – 300 orë
Cyber Security – 250 orë
IT project Management – 30 orë
Testim/certifikim/provim – 20 orë
Web Development – 300 orë,
HTML/CSS/JavaScript – 250 orë
IT Project Management – 30 orë
Testim/certifikim/provim – 20 orë

Si shtesё e kurseve trajnuese si mё lartё, do tё ofrohet edhe 1 sesion nё formё tё punëtorisë me prezentimin e trendeve mё tё reja nga Teknologjia Informative si guidë për sektorin e TIK-ut.

Certifikimi
Projekti do tё certifikojё tё trajnuarit e suksesshёm pas pёrfundimit të provimeve finale, gjё qё do tё mbёshtesё punёsimin e tyre.

Pse tё aplikoj?
• Ju do tё bёheni një ekspert programimi dhe do tё fitoni shkathtёsitё e nevojshme pёr punёsimin tuaj të ardhshёm
• Projekti do tё ofrojё trajnim tё cilësisë sё lartё nё linjё me trendet ndёrkombёtare dhe nevojat e industrisë sё ICT, i cili do tё ofrohet nga njё ekip i trajnerёve me pёrvojё tё gjerё ndёrkombёtare dhe vendore dhe do tё sigurojё qё tё trajnuarit do tё jenё tё gatshёm pёr punё nё industrinё e ICT sapo tё përfundojnë programin trajnues
• Do tё ofrohen Internships (punë praktike) nё kompanitё e ICT nё Kosovё dhe jashtё vendit
• Agjencia e Punësimit do tё mbёshtesё pjesëmarrёsit e suksesshёm me programet e internshipit dhe vetё-punësimit
• Pёrfshirja e pjesëmarrёsve tё suksesshёm nё aktivitetet e projektit

Tё drejtё aplikimi kanё
Personat tё cilёt dёshirojnё tё aplikojnё pёr trajnim, duhet t’i pёrmbushin kriteret siç janё cekur nё Thirrjen dhe aplikacionin nё WEB faqen e projektit. Secili aplikant duhet tё regjistrohet nё rundin e dytё pёrmes IT Training Platform tё projektit: e.ictkosovo.eu
Telefon: +38344926157
E-mail: info@ictkosovo.eu
Facebook: fb.com/KosovoICTSupport

Afati i aplikimit
Afati i fundit pёr aplikim është 22 janar 2021.

Projekti do tё kontaktojё me aplikantёt nё bazё tё rezultateve tё procesit tё selektimit sipas kritereve pёr aplikim.

Aplikantёt inkurajohen të aplikojnë sa mё shpejtё që kanë mundësi, duke përzgjedhur në listёn prioritare, aplikantёt me pёrparёsi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori