LAJMI I FUNDIT:

Hapet Qendra kulturore bullgare në Shkup

Hapet Qendra kulturore bullgare në Shkup

Qendra kulturore – informative bullgare sot është hapur në Shkup, si homologe e Qendrës kulturore maqedonase, e cila tashmë disa vite funksionon në Sofje. Me ekspozitë të artistëve bashkëkohorë dhe me mbështetjen e përfaqësuesve qeveritarë të të dyja vendeve, kjo qendër ndryshon nga klubet e Bullgarëve të hapura gjatë vitit të fundit në Manastir dhe në Ohër, si edhe ai i Maqedonasve etnikë në Bllagoevgrad, të cilët edhe më shumë shkaktuan revolt dhe sulme vandale sesa pajtim në mes dy vendeve. Qendrën në Shkup e kanë përgëzuar Ministrat e Kukturës të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë.

“Në hapësirat e reja të qendrës kulturore – informative të Bullgarisë në Shkup uroj të ketë energji të re në relacionet kulturore maqedonase – bullgare. Qendra kulturore informative bullgare në Shkup, si dhe qendra jonë maqedonase në Sofje e kanë të njëjtin qëllim – të na lidhin, të na edukojnë për njëri-tjetrin edhe nëpërmjet kulturës të na afrojnë”, deklaroi Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska.


“Rëndësia që Bullgaria e jep për politikë aktive kulturore në Maqedoninë e Veriut është e rëndësisë së shkallës së parë për Qeverinë tonë. Për këtë arsye Qeveria vendosi që Qendra kulturore-informative bullgare të ketë hapësira më të mëdha për deklarata të përbashkëta të krijuesve nga të dyja shtetet”, u shpreh Ministri bullgar i Kulturës, Velisllav Menikov

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori