LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi i punësimit Kosovë – Malin e Zi

Hapet panairi i punësimit Kosovë – Malin e Zi

Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon Panairin ndër-kufitar të Produkteve Bujqësore, Ndërmarrësisë dhe Punësimit.

Panairi organizohet në kuadër të projektit të Programit për Bashkëpunim ndër-kufitar Mal i Zi- Kosovë “Aktivitetet e Përbashkëta për Punësim të Qëndrueshëm”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.


Panairi paraqet kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet punëdhënësve dhe të papunëve në fushën e bujqësisë në rajonin ndër-kufitar me Malin e Zi.

Në këtë panair do të marrin pjesë 30 ndërmarrës nga Kosova dhe 20 nga Mali i Zi. Pjesëmarrësit do të informohen në lidhje me tregun e punës, me nevojat e punëdhënësve dhe mundësitë e punësimit të papunëve në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave malore.

Panairi do të mbahet në Hotel “Dukagjini” në Pejë. /Telegrafi/