LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi me përfituesit e programit të granteve për NVM

Hapet panairi me përfituesit e programit të granteve për NVM

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një Panair të hapur me Përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Sheshin Nëna Terezë.

Qëllimi i kësaj ngjarje promovuese është që të paraqesë produktet lokale të përfituesve finalë – bizneseve, por edhe që të promovojë rezultatet përfundimtare të të gjithë programit – Granti për NMVM.


Kjo ngjarje përmbyllëse, përfshirë edhe një koktej do të mbahet nga ora 20:00 e tutje në restorant Soma.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e performancës, rezultateve, kapaciteteve për eksport, punësimit të NMVM-ve të Kosovës, duke siguruar një qasje alternative për të financuar përmes granteve.

Programi i Granteve për NMVM financohet nga BE-ja dhe MTI-ja dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Vlera e projektit është 4 milionë euro i cili është i financimi i BE-së është 3 milionë euro. /Telegrafi/