LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi “Gratë në Biznes”, premtohet mbështetje

Hapet panairi “Gratë në Biznes”, premtohet mbështetje

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, gjatë ceremonisë së hapjes të panairit “Gratë në Biznes 2018”, ka bërë me dije se ministria të cilën ai e udhëheq do ta mbështesë këtë panair dhe do të punojë në rritjen e këtyre aktiviteteve për gratë.

“Ne si ministri kemi prioritet t’i ndihmojmë gratë në biznes, t’i inkurajojmë që sa më shumë të kemi iniciativa të tilla për ta fuqizuar prodhimin vendor dhe këto artizanate dhe ne jemi të gatshëm si ministri që t’i rrisim këto aktivitete”, ka thënë Hasani.
Ai pret që gratë të jenë sa më aktive me projekte të ndryshme e iniciativa ndërmarrëse.


“Ne presim që këtë vullnet si Ministri e Tregtisë ta shfrytëzojnë gratë me iniciativa ndërmarrëse që sa më shumë të dorëzojnë sa më shumë projekte, t’i dorëzojnë kërkesat dhe ankesat e tyre që i kanë për t’u zhvilluar”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe për të drejtat e grave, për të cilat ka thënë se dëshiron që të fitohen me meritë dhe punë. “Dëshiroj që gruaja t’i fitojë ato të drejta me meritë dhe punë dhe jo të kemi kuota kufizuese”, ka thënë Hasani. /Telegrafi/