LAJMI I FUNDIT:

Hapet ‘Java Globale e Ndërmarrësisë 2019’

Hapet ‘Java Globale e Ndërmarrësisë 2019’

Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë bërë sot hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë për vitin 2019.

Uranik Begu nga Qendra e Inovacionit të Kosovës, tha se kjo ngjarje sot fillon në 180 shtete të botës dhe gjatë kësaj jave do të organizohen aktivitete të ndryshme.

“Sot shtatë vite më pas jemi diku rreth 60 organizata të cilat jemi bashkuar, shtatë vite më parë nuk e kemi menduar që nuk do ta kemi lëvizjen e lirë. Bashkimi i forcave na bën të besojmë që ky vend ka një të ardhme të ndritur nëse investojmë në atë që të rinjtë besojnë. Java e Ndërmarrësisë sot fillon në 180 shtete. Gjatë javës kemi mbi 80 aktivitete”, tha ai.

E Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se para tre viteve kanë pasur gjashtë aktivitete, ndërkaq por gjatë këtij viti janë 14.

“Jemi me një kohë interesante kur të rinjtë nuk shohin perspektivë. Thelbi i kësaj jave duhet të jetë ndarja e tregimeve të suksesit. Ky duhet të jetë qëllimi i kësaj jave”, tha Zeka.

Sot fillon 'Java Globale e Ndërmarrësisë 2019'
Lexo po ashtu Sot fillon 'Java Globale e Ndërmarrësisë 2019'

Kjo javë organizohet nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës dhe mbahet nga data 18 nëntor deri 24 nëntor. /KP/