Sot në Prishtinë është hapur festivali dyditor, i cili ka për qëllim promovimin e bizneseve të gjelbra në Kosovë dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe interesimit për riciklim, energjinë e ripërtërirë dhe energjinë eficiente.
Risi sivjet është përfshirja e sektorit të ndërtimit si konsumues të mëdhenj të të gjitha këtyre produkteve.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha se sektori i prodhimit ka promovuar gjithmonë produktet “Made in Kosova”.
“Ne si sektor i prodhimit gjithmonë i kemi promovuar produktet ‘Made in Kosova’, por këto produkte duhet të jenë duke marrë parasysh edhe qëndrueshmërinë e ambientit dhe të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. E zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është kur ne e mbrojmë ambientin, investojmë në ambient, resurset të cilat i shfrytëzojmë mundohemi që sa me pak të kenë ndikim në jetën dhe ambientin përreth. Dhe festivali i tillë është t’i mbledhim të gjitha këto raste vjetore që janë investime në këtë sektor dhe i prezantojmë në një panair si sot që e kemi”, tha Panxha.
Festivali i Gjelbër i këtij viti organizohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Në këtë panair janë pjesë prodhues të sektorëve të ndryshëm, instalues që importojnë produkte nga vende të tjera, por që qëllimin e kanë energji eficiente dhe riciklimin, energjinë e ripërtërishme.
Kjo ngjarje siguron një platformë rrjeti për bizneset e gjelbra, agjencitë qeveritare, donatorët dhe palët e interesuara të energjisë së gjelbër për të shkëmbyer praktika të qëndrueshme për mjedisin dhe për t’i bashkuar lëvizjes botërore drejt një ambienti më ekologjik.
Këtë vit, 45 kompani dhe organizata nga Kosova do të ekspozojnë produktet e tyre në Pavijonin e Gjelbër.
Edicioni i katërt i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në datat 30 dhe 31 tetor në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi